Autoritetet zvicerane të cilët kryejnë hetimet për korrupsion për parregullsitë brenda Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) janë duke hetuar edhe për “bonusin” prej 12 milionë dollarëve, aq sa ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter fitoi nga Kampionati Botëror në Futboll 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave botërore, të dhënat më të reja në dokumentet financiare të FIFA-s të publikuara të premten zbuluan parregullsi të reja.
Më herët është vërtetuar se Blatter së bashku me sekretarin e pezulluar të përgjithshëm Jerome Valcke dhe drejtorin e financave Markus Kattnerom, ka marrë “bonuse” nga ndeshjet e futbollit, ndonëse nuk saktësohet se për çfarë shume bëhet fjalë.
Përveç arrestimeve, ndërrimeve, marrjes në pyetje dhe akuzave, nën hetim janë vënë edhe ndarja e organizatorit për Kampionatet Botërore, duke përfshirë atë për Rusinë dhe Katarin.