Site icon PORTALB

Indi, një aksident rrugor shkakton 17 të vdekur

Akisdent në Indi

Policia e Indisë njoftoi për së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Indinë perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një autobus ka goditur disa automjete të parkuara në korsinë emergjente në autostradën Navi Mumbai, 30 kilometra nga Mumbai, ku si pasojë të tre automjetet kanë rënë në një gropë, deklaroi zyrtari policor Snjay Shetg.

Të dhënat policore flasin se India ka shkallën më të lartë të vdekshmërive në aksidentet rrugore.

Mbi 110.000 njerëz në vit humbin jetën në aksidente rrugore të shkaktuara nga drejtimi me shpejtësi i automjeteve si dhe nga mirëmbajtja e keqe e automjeteve dhe rrugëve.

Exit mobile version