Site icon PORTALB

Thaçi: Kuvendi të mos e sfidojë të ardhmen euro-atlantike, të ratifikojë demarkacionin

Hashim Thaçi

Kuvendi i Kosovës nuk do ta sfidojë të ardhmen euro-atlantike për çështje të interesave të politikës dhe do ta ratifikojë demarkacionin, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti Hashim Thaçi.

E ardhmja evropiane, euroatlantike do të jetë kusht, bazë, vlerë dhe standard i unifikimit dhe kohezionit të spektrit politik kosovar. Prandaj, duke e ndier secili vetën fitues në këtë proces, në veçanti shoqëria kosovare, por edhe i gjithë spektri politik, më bën të besoj plotësisht që me një energji pozitive, vullnet të mirë, gjenerozitet në kuptimin e diskutimit dhe veprimeve politike, do të gjendet gjuhë e përbashkët që me çdo çmim t’i kaloj të gjitha sfidat që qon kah liberalizimi i vizave, pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës, Kushtetutën dhe as ligjet e Kosovës.

Unë do të dërgoj mesazhet më të mira të mundshme si president i të gjithë qytetarëve të vendit dhe spektrit politik në mënyrë që të lëvizet sa më shpejt dhe sa më mirë. Kështu që unë jam optimist.

Nuk e besoj që Kuvendi do ta sfidoj të ardhmen euro-atlantike për çështje të interesave të politikës ditore të askujt. E ardhmja evropiane duhet të dominoj mbi çdo segment apo mbi çdo prioritet ditor politik.

Ai ka kërkuar që edhe procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi të kalojë në një fazë të tjetër përmbyllëse që do të garantohej nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Kurse, në lidhje me shkrimet për rritjen e anti-amerikanizmit në Kosovë, Thaçi ka deklaruar se ato janë ekzagjeruar, pasi populli i Kosovës është më pro-amerikan në botë.

Exit mobile version