Site icon PORTALB

Studentja më e dalluar e fakultetit ekonomik të UKIM-it vjen në krye të ‘DECA’-s

Merjem Ramadani, aktualisht studente e vitit të tretë në Fakultetin Ekonomik në e Shkupit, është zgjedhur kryetare e re e lidhjes studentore pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodij – ‘DECA’.

Zgjedhjes së saj për kryetare i parapriu një proces ku u së pari u rikonstruan degët e gjithë fakulteteve e tek pastaj u organizua kongresi. Kongresi i parë zgjedhor i ‘DECA’-s u mbajt në ambientet e fakultetit Filozofik në Shkup.

Zgjidhja e saj u bë me votim të fshehtë, nga rreth 21 anëtar ( 7 degë me nga 3 anëtar në çdo degë) me të drejtë vote në këtë kongres.

Pas zgjedhjes kryetarja e ‘DECA’-s, koleg-ja Ramadani shprehu falënderimin e saj për gjithë ata që e panë të arsyeshme që ajo të jetë në postin e kryetares së ‘DECA’-s, post që shumë ma shumë kërkon përkushtim, punë e përgjegjësi sesa çdo send tjetër,njiashtu u zotua dhe shprehu gadishmërinë që të vazhdoj edhe më tej në jetësimin e prioriteteve stragjike të DECA-s, prioritete të cilat sipas saj janë edhe në interesin e studentëve para se gjithash, por edhe në interesin e femrës shqiptare e në shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Studentja, Merjem Ramadani, në vitin akademik 2014/15 ka qenë zgjedhur si studentja më e mire e fakultetit ekonomik me notë mesatare 10.00, poashtu vlen të theksohet se studentja Merjem Ramadani është studentja e parë që bëhet kryetare e një organizate/lidhje studentore në Maqedoni.

 

Exit mobile version