Erdogan thirrje Europës për të mos ndjekur politikë të dyfishtë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Tregtisë së Jashtme (TIM), dhe në ceremoninë e dhënies së çmimeve për eksportuesit më të mirë, tha se vetëm fakti që të ardhurat nga tregtia e jashtme janë një e pesta e të ardhurave burto është një sukses më vete, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erodğan i ka bërë thirrje Europës për të mos ndjekur politikë të dyfishtë duke thënë se rregullat për integrimin në BE duhet të jenë të njëjta për të gjitha vendet, duke përfshirë këtu edhe Turqinë.

“Jemi dëshmitarë të gjithë për lojërat që po luhen”-

Duke nënvizuar se vetë ai është munduar të jetë prezent në të gjitha programet që kanë të bëjnë me eksportin, Erdoğan në vijim të fjalës së tij në këtë eveniment u shpreh:

”Pjesa që unë interesohem më shumë dhe mundohem të jem prezent është grupi i eksportuesve. Unë jam i kënaqur nga ju. Uroj që edhe ju të jeni të kënaqur nga unë. Ato që bëni ju janë të rëndësishme. Por ato që janë më të rëndësishme për një Turqi dinamike janë ato që do të bëhen në vazhdim. Synimet tona për 2023-shin janë kthyer tashmë në një borxh nderi për ne. Ju e shikoni mirë se kush dhe çfarë po bëjnë jo vetëm për të na penguar, por edhe për të na ngadalësuar punën dhe rrugëtimin tonë drejt synimeve. Ju i shikoni dhe i kuptoni mirë lojërat që po luhen për ta kthyer dhe njëherë Turqinë në ditët e saja të vështira. Kam dyshim tek perceptimi i atyre që i thonë ende veprime demokratike ngjarjeve të parkut Gezi dhe tentimin për një puç në 17 – 25 dhjetor.”

Ndërsa votimin nga Bundestagu gjerman për ngjarjet e 1915-ës, Erdoğan e quajti si ”hallka e fundit e zinxhirit”.

“Fakti që na akuzon me gjë të tillë vendi i fundit në botë që mund të flasë për gjenocid, dua ta them me gjuhën e juristëve, është e kundërt me rrjedhën e jetës. Më parë ata të riemërtojnë Holokaustin. Ata më parë le të rimendojnë për masakrën e Namibja-s. Ti kujt çfarë po i thua? Unë e di që këtu në këtë mes problemi kryesor nuk është ai i armenëve dhe e di mirë që ato u vunë në lojë. Çështja e Armenisë është një çështje që përdoret në të gjithë botën për ti bërë shantazh Turqisë. Madje kohët e fundit kanë filluar ta përdorin si shkop. Tani shikojmë të njëjtën gjë edhe tek çeta e parelxhive. Të gjithë ata që ikin nga Turqia mbështeten në vendet e tjera duke filluar nga Gjermania. Ne i dimë shumë mirë vendet të cilat mbrojnë persona që këtu kanë kryer vrasje” u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdoğan.

“Dua ti jap përsëri këtë mesazh Europës…”-

Duke i bërë thirrje Europës pas votimit në Parlamentin Federal të Gjermanisë Erdoğan tha: “Dua ti bëj thirrje nga këtu Gjermanisë dhe gjithë Europës. Ose zgjidhni problemet që kemi përpara me një përkushtim ose Turqia largohet nga të qenit pengesë për kanosjen e problemeve ndaj jush. Ju lëmë vetëm me problemet e juaja. I bëj thirrje të gjithë botës. E pëlqejnë ose jo. Qëndrimi jonë ndaj çështjes së armenëve është i qartë që në fillim. Ne nuk e pranojmë kurrë gjenocidin. Në kushtet e Luftës së Parë Botërore vendi jonë ishte i rrethuar nga të gjitha anët. Normalisht që në këto kushte janë marrë një sërë veprimesh për vendosjen e rendit në Anadoll. E çfarë kupton parlamenti nga një tekst i tillë? Keni informacion mbi historinë ju? Keni dijeni mbi arkivat? Në cilin arkiv jeni futur për të hulumtuar? Duhet ti pyesim këto. I bëj thirrje të gjithë politikanëve të Gjermanisë. Ne i kemi hapur arkivat. Nëse keni dhe ju hapni. Ejani le ti vëmë në punë dhe të marrim një vendim.”

“Momentalisht ka 100 mijë armenë në vendin tim”-

Duke theksuar se arsyeja e kësaj nisme nuk është mbrojtja e të drejtave të armenëve Erdoğan tha: “Uroj që armenët të kuptojnë të vërtetën dhe të heqin dorë nga të përdorurit nga të tjerët. Momentalisht në vendin tim jetojnë rreth 100 mijë armenë. Gjysma e tyre janë shtetas turk. Momentalisht jetojnë në vendin tonë. Nëse ne do të kishim ndonjë mendim apo qasje tjetër ndaj tyre përse ti mbanim 50 mijë armenë të tjerë që nuk janë shtetas këtu? Çfarë të bëjmë ne? Ti dërgojmë në shtëpitë e tyre sikurse bën Europa? Ju e shikoni se çfar bën Europa me refugjatët. Por Turqia momentalisht ka strehuar 3 milion refugjatë. Ky është ndryshimi mes nesh. Dua të ndaj me ju një realitet. Ne nuk kemi asnjë problem me BE-në dhe vendet e Europës. Nuk mund ta quajmë si të huaj apo ta bëjmë si armik një vend në të cilin jetojnë rreth 5 milionë qytetarë tanë. Ne ashtu sikurse e quajmë veten si pjesë të Europës, ashtu e quajmë dhe Europën si pjesë të pandashme tonën.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button