Avioni të cilin Bashkia e Aydın-it e bleu për 270 mijë lira turke nga një firmë private u transportua nga Stambolli në këtë qytet për ti vendosur më pas mbështetëset të cilat do të ndihmonin në zbritjen e tij në det.
Ndërkohë gjatë procesit të zbritjes së avionit në det me ndihmën e vinçave të mëdhenj, janë marrë masa të rrepta sigurie.
Për shkak se avioni ishte shumë pranë bregut, kanë qenë të shumë qytetarët të cilët regjistruan me telefonat e tyre momentin e lëshimit të tij në ujë.
Fatma Bozdağ, një qytetare që ishte dëshmitare në këtë ngjarje thotë se ishte një situatë shumë interesante pasi janë mësuar që avionin zakonisht ta shohin në qiell dhe jo në det. Ajo shprehet e kënaqur që pati mundësi të shohë një ngjarje të tillë.
Pas rimorkimit rreth 15 milje nga bregu, me anë të një ceremonie avioni do të fundoset për tu përdorur më pas në turizmin nën ujor.
Avioni i cili ka shërbyer për afro 36 vite është 54 metra i gjatë, 44 metra i gjerë tek pjesa e krahëve dhe peshon 47 ton.