Timothy Less, Drejtor i Nova Europa – konsulenca të riskut politik, ka publikuar një analizë në ”The Independent”, kushtuar Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Less thotë se Maqedonia është një end i farvër dhe me institucione të dobëta, pa traditë demokratike dhe me trashëgimi të pakënaqësive etnike, që tani ka ngelur të mbrojë veten në një botë të rrezikshme.
Ai thekson se gjërat në Maqedoni janë duke u bërë gjithnjë e më serioze, dhe se rrezikohet demokracia dhe shteti, nëse vazhdon në këtë rrugë.
Drejtori Less ka përfshirë në analizën e tij edhe konfliktin e vitit 2001, kur bashkësia ndërkombëtare reagoi shpejtë dhe arriti një ujdi në mes të shqitparëve dhe, siç thot, ”popullatës sllave, që njihet si maqedonase.”
Në fund të analizës së tij, Timothy Less, thotë se Maqedonia po humb kohë, përderisa Kosova fqinje është zhytur në paqëndrueshmëri politike për shkak të një marrëveshje të sjellë nga BE-ja, që e ndanë këtë vend në linja etnike.
Ai e përmbyll analizën, duke thënë se asgjë nuk është e qartë, pasi që gjërat janë duke u bërë më keq, para se të bëhen mirë, ndërkaq shton se nuk është vonë për të ndaluar Maqedoninë që të del krejtësisht jashtë kontrollit.