Site icon PORTALB

Në ishujt grek në 24 orët e fundit kanë kaluar 152 emigrantë

Ilustrim

Në 24 orët e fundit përmes rrugëve ilegale 152 emigrantë kanë kaluar në ishujt grekë, të cilat ndodhen në afërsi të kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave ditore të autoriteteve greke në ishullin Chios kanë kaluar 120 emigrantë, në Lesbos 24 dhe në Leros 8 emigrantë.

Ky numër i emigrantëve të cilët kanë kaluar në ishujt grek në 24 orët është numri më i madh që nga 20 prilli, kur neë Greqi kishin hyrë 233 emigrantë.

Informacionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se në maj në ishujt grekë në ditë mesatarisht vinin 42 emigrantë.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës së emigrantëve të arritur mes Turqisë dhe BE-ja është reduktuar ndjeshëm numri i migracionit të paligjshëm.

Në ishujt grekë aktualisht ndodhen 8.515 emigrantë.

Exit mobile version