Site icon PORTALB

Mbledhja e dy qeverive, Rama: Bashkimi kombëtar nëpërmjet integrimit të plotë në BE

Edi Rama dhe Isa Mustafa

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, në takimin e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, u organizua një konferencë për media nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa theksoi sukseset e arritura nëpërmjet takimeve pas mbledhjes së dytë të zhvilluar në Tiranë dhe mbledhjes së parë të zhvilluar në Prizren, para dy viteve, dhe shprehu se këto janë arritur me bashkëpunim bilateral.

“Përveç marrëveshjeve me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Ramën, sot nëshkruam edhe deklaratën e përbashkët përmes së cilës, pasi rikonfirmuam angazhimin e përbashkët politik për të përforcuar kuadrin politik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm, ramë në dakord që të të marrim iniciativa konkrete për krijimin e një mekanizmi për zbatimin dhe ndjekjen e këtyre shtatë marrëveshjeve të arritura”, u shpreh Mustafa.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu se ky është kurorëzimi i një pune të gjatë, e cila çon të dy shtetet në përparim në aspekte të ndryshme si ekonomik dhe politik, ashtu edhe kulturor.

“Takimi i sotëm konsolidon pakthim një proces ku rruga drejt bashkimit kombëtar e parë si integrim mes veti në funksion të modernizimit të dy shteteve tona dhe integrimit të tyre të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Rama.

Duke vënë në dukje rezultatin e këtyre bashkëpunimeve dhe angazhimeve, ai shprehu se shkëmbimi tregtar në vitin 2015 me Kosovën ka prekur shifrën prej 200 milionë eurosh dhe Kosova për herë të parë është renditur e dyta, pas Italisë në destinacionin e eksporteve shqiptare.

“Çështjet e hapura nuk e kanë penguar Kosovën që të ngris zërin dhe të shikojë t’i hapen dyert tjera, dera e liberalizimit të vizave, për të cilën edhe ne kemi pritur më tej, në çdo instancë. Kur them ne, e kam parasysh pa diskutim qeverinë e Kosovës por edhe qeverinë tonë”, u shpreh në fund Rama.

Exit mobile version