Site icon PORTALB

Franca në përpjekje për paqe në Lindjen e Mesme

Franca në përpjekje për paqe në Lindjen e Mesme

Sot në Paris filloi takimi i ministrave për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takim gjithsej po marrin pjesë 28 përfaqësues nga shumë vende dhe organizata, në mesin e të cilëve zv/kryeministri i Turqisë Mehmet Simsek, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Ndërkaq, në takim nuk po marrin pjesë palët e involvuara në temë, Palestina dhe Izraeli.

Në fjalimin para hapjes së mbledhjes, presidenti i Francës François Hollande tha se “Franca dëshiron t’i ulë në të njëjtën tryezë Palestinën dhe Izraelin në mënyrë që të arrihet zgjidhje me dy shtete”.

Duke theksuar se synojnë rigjallërimin e procesit të paqes, Hollande u shpreh se “Shqetësimet vazhdojnë dhe të njëjtën kohë rritet edhe dhuna. Ndërkaq, shpresat janë larguar. Boshllëkun në zonë po e mbush terrorizmi dhe ekstremizmi”.

– Parapërgatitje për mbledhjen në fund të vitit

Këtë mbedhje Franca e kishte rekomanduar duke u nisur nga këndvështrimi se bisedimet direkte të cilat po i udhëheqin Palestina dhe Izraeli nuk kanë dhënë rezultat.

Me këtë mbledhje synohet të bëhen parapërgatitje për mbledhjen që do të mbahet në fund të vitit, ku do të marrin pjesë të gjitha palët.

Ndërkaq, Izraeli e kishte refuzuar thirrjen e Francës për mbledhje ndërkombëtare duke mbrojtur idenë se mes dy palëve duhet zhvilluar takime direkte.

Exit mobile version