Site icon PORTALB

Gjithçka gati për “Margaritarin e Maqedonisë”

Foto nga konferenca për shtyp

Foto nga konferenca për shtyp

Federata e Mundjes e Maqedonisë e gatshme për edicionin e 40-të “Margaritari i Maqedonisë”
Gjate ditës së shtunë, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet edicioni i 40 jubilar i turneut më prestigjioz në mundje “Margaritari i Maqedonisë”.
Ne këtë turne, pritet të marrin pjesë 14 shtete dhe mbi 50 mundës, me ç`rast pritet që në mesin e garuesve, të jenë edhe disa mundës që kanë normë olimpike për olimpiadën e Rios si dhe bartës të medaljeve evropiane dhe botërore.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi, është shprehur që në këtë edicion të turneut “Margaritari i Maqedonisë”, do tu jepet rasti më shumë mundësve junior, të cilët gjatë verës i pret paraqitje në Kampionatin Evropian dhe atë Botëror.

“Përparësi do tu jepet mundësve të rinj. Në këtë turne, do të kemi prezent shumë bartës të medaljeve evropiane dhe botëror, ndërsa nga ana ynë, kryesore do të jenë Mogamedaxhi Nurov, Jasin Rexhallari dhe Dejan Mitrov. Pasi kishim një krizë të madhe në mundjen e vendit tonë, sa I përket seniorëve, mendoj se është rasti më I mirë I mundshëm që tu jepet më shumë rasti mundësve të rinj, të cilët po përgatiten edhe për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian dhe Botëror”, është shprehur Vrenezi.

Edicioni i 40-të jubilar i turneut “Margaritari i Maqedonisë”, do të mbahet gjatë ditës së shtunë (04.06.2016), në palestrën e vogël të arenës “Boris Trajkovski”, duke nisur nga ora 10:00, ndërsa finalet do të jenë në program në orën 17:30. /Portalb.mk /

Exit mobile version