Site icon PORTALB

Japoni, gjendet i gjallë vogëlushi që u la në pyll nga prindërit

Gjendet vogëlushi Yamato Tanooka të cilin prindërit për ta “ndëshkuar” e kishin lënë të vetmuar në pyll në ishullin japonez Hokaidos, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo, fëmija 7-vjeç u gjet në një strehimore në Shikabe, në veri të ishullit.

Ai u gjet në një strehimore pesë kilometra nga vendi ku e kishin lënë prindërit.

Babai i Tanook, pasi u bashkua me të birin i kërkoi falje atij dhe të gjithë komunitetit.

Exit mobile version