Site icon PORTALB

​Klinton: Trump, i paaftë për president

Në Shqipëri pritet të mbërrijë sot sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton, në përfundim të turneut të saj diplomatik në rajonin e Ballkanit

Kandidatja nga radhët e demokratëve në garën për president të SHBA-ve, Hillary Klinton, e ka cilësuar të rrezikshme kandidaturën e Trumpit për president, transmeton TV21.

Sipas saj, Trumpi është i paaftë për të qenë president, andaj zgjedhja e tij do të ishte gabim historik, shkruan BBC.

Kandidati republikan, Donald Trump u kundërpërgjigj në këto deklarata të Klintonit duke thënë se ajo më nuk gëzon kredibilitet për shkak të dështimeve të saj.

Jashtë takimit të Trumpit në San Jose, Kaliforni, protestuesit që ishin kundër tij u përleshën me përkrahësit, duke shkaktuar një nga konfrontimet më të mëdha deri më tani.

Exit mobile version