Site icon PORTALB

Padi penale për 26 persona për dëmtim të fasadës së ndërtesës së Komunës së Manastirit

Policia e Manastirit ka paraqitur padi penale për 26 persona nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për kryerjen e katër veprave penale “dëmtim të objekteve të huaja”, njoftoi MPB, transmeton Portalb.

Të paraqiturit në periudhën prej 17.04.2016 deri më 24.04.2016 në katër raste kanë kryer vepër penale “dëmtim të objekteve të huaja” ndaj objektit të Komunës së Manastirit, objekt i cili është nën evidencë të Studimit për Trashëgimi Historike dhe Kulturore në Manastir.

Sipas policisë, të paraqiturit gjatë periudhave të ndryshme ndaj objektit kanë gjuajtur me gjësende të forta, vezë dhe ngjyrë dhe si pasojë e këtij akti e kanë dëmtuar fasadën e objektit të Komunës së Manastirit.

Vlerësimi i dëmit do të caktohet në ditët në vijim. /Portalb

Exit mobile version