Site icon PORTALB

Dita e dytë e protestave të administratës gjyqësore para Ministrisë së Drejtësisë

Në ditën e dytë, administrata gjyqësore para dyerve të Ministrisë së drejtësisë, përsëriti kërkesat tashmë të njohura për rritjen e rrogave për 35 %. Grevistët kërkuan trajtim të barabartë me të punësuarit tjerë në gjykata dhe prokurori, me që vlerësojnë se profesioni i tyre është i nënçmuar.

Ata sot përsëri kërkuan takim me ministrin e drejtësisë Valdet Xhaferi, por kjo nuk iu u mundësua atyre, sepse ministri, sipas kabinetit të tij, ka angazhime të tjera ditore, por ata u pranuan nga këshilltarë të ministrit.

Exit mobile version