Site icon PORTALB

LSDM: Ivanov të jep përgjegjësi, VMRO-DPMNE e arsyeton vendimin për falje

Komisioni për vlerësimin e përgjegjësisë politike- impiçment të kryetarit Gjorge Ivanov

LSDM dhe BDI vlerësojnë se ka kushte për përgjegjësi të presidentit Ivanov rreth vendimit të tij për falje, ndërkaq VMRO-DPMNE kategorikisht qëndron pas vendimit. Këta të fundit, madje e vlerësojnë si kushtetues vendimin për falje, raporton Portalb.

Sot partitë shkëmbyen mendimet e tyre në Komisionin për vlerësimin e përgjegjësisë politike- impiçment të kryetarit Gjorge Ivanov.

“Jemi në një kohë kur Kuvendi është nënshtruar dhe është rrënuar besimi i qytetarëve ndaj institucioneve. Impiçmenti ka për qëllim kthyerjen përgjegjësisë së institucioneve. Ne jemi këtu për ta mbrojtur Kushtetutën. Përgjegjësia është akt në interes të përgjithshëm. Historia do ta mbajë mend kryetarin e shtetit si mbrojtës të krimit. Ai e thelloi krizën. Duke keqpërdorur funksionin e tij solli vendim për falje dhe shkeli Kushtetutën. E kthehu Maqedoninë në Maqedoninë. Bëri ndarjen e popullit: krijoi njerëz të paprekshëm dhe të vdekur”, theksoi Renata Deskoska, deputete e LSDM-së.

Sipas saj, targeti i tij ishte ta pamundësojë punën e PSP-së. “Vlerësojmë se ka kushte për ta thirrur në përgjegjësi Ivanovin. Komisioni duhet ta thirrë Gjorge Ivanovin që ta pyesim këtu në Komision”, tha Deskoska.

Deskoska ka kërkuar nga kryetari i Komisionit që në Komision të thirret edhe vet Ivanovi, për tu përgjigjur në pyetje të deputetëve.

Kryetari i Komisionit Iliovski tha se kryeparlamentari Trajko Veljanovski e ka informuar presidentin Ivanov, por deri sot nuk ka dorëzuar ndonjë letër deri në Kuvend.

“Qëllimi i Komisionit nuk është për të gjykuar por për të vlerësuar procedurën për Impiçment”, potencoi Iliovski.

“Kjo procedurë është e pabazuar. Ju po tentoni ta goditni çdo institucion, tani edhe kryetarin e shtetit. Nuk po zgjidhni metoda për të ardhur në pushtet. Të njëjtën e bëtë në vitin 1993, të njëjtën në vitin 2002, të njëjtin po tentoni ta boni edhe sot. Me aktivitetin e Ivanovit Maqedonia po kalon krizën e migrantëve pa pasoja. Vendimi është Kushtetues”, tha Kërsto Mukoski nga VMRO-DPMNE.

Përfaqësuesi i BDI-së Talat Xhaferi edhe një herë përsëriti qëndrimin e BDI-së. Sipas tij, ka bazë për t’u nisë kjo iniciativë.

Komisioni numëron 11 anëtarë. Kryetar është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski, nga grupi i deputetëve të së cilit janë edhe pesë anëtarë, ndërsa nga dy anëtarë janë të BDI-së dhe LSDM-së dhe një i PDSH-së.

Komisioni ka afat deri të hënën të përgatisë raport final që më pas duhet ta elaborojë në seancë plenare në Kuvend.

Exit mobile version