Site icon PORTALB

Maqedoni: Si të mbijetohet me paga të ulëta

Denarë

Ilustrim

Pagat në Maqedoni, ndoshta rriten në mënyrë dinamike, por edhe prapë mbeten më të ulëtat në rajon. Pse? Ekspertët janë pessimist rreth ndryshimeve.

Zyrtarisht Maqedonia shënon rritje të vazhdueshme, por edhe më tutje mbetet në fund. Pagat e punëtorëve në Maqedoni dekadën e kaluar janë rritur për 60%, por mbeten më të ulëtat në rajon. Në analizat krahasuese vetëm Mali i Zi është para Maqedonisë me 70%, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Në esencë pse nuk po ndryshon asgjë, sipas ekspertëve ndikojnë disa faktorë:

“Ekzistojnë dy faktorë për këtë gjendje. E para është papunësia. Pagat janë pasojë e ofertës dhe kërkesës për punë. Nëse oferta është më e madhe se kërkesa, pagat do të rriten. Te ne, për shkak të papunësisë, oferta e punës është e lartë, që i bën pagat e ulëta”, shprehet eksperti ekonomik Branimir Jovanoviq.

Arsyeja e dytë, sipas tij, është fuqia e punëtorëve.

“Pagat janë pasojë e bisedimeve mes punëtorit dhe punëdhënësit. Nëse punëtorët kanë fuqi negociuese më të mirë se punëdhënësit, pagat do të jenë më të mëdha. Te ne, për shkak mungesës së organizimit nëpërmes sindikatave dhe për shkak të drejtave njerëzore që janë në nivel të ulët fuqia e negociuese te punëtorët është e vogël, që ndikon që edhe pagat të jenë më të ulta”, deklaroi Jovanoviq.

Paga mesatare në Maqedoni është rreth 22 mijë denarë dhe është më e ulëta në rajon.

Por, nga ana tjetër, 70% nga të punësuarit marrin pagë që është më e ulët se mesatarja.

“Derisa kemi papunësi të madhe nuk mund të presim se do të kemi paga të larta. Këtu është problem esencial i ekonomisë së Maqedonisë. Problem shtesë është se edhe sindikatat janë pasive”, ka deklaruar profesori universitar Zoran Ivanovski./Portalb

Exit mobile version