Site icon PORTALB

Shkëndija do të përgatitet në Slloveni

KF Shkëndija në stërvitje

KF Shkëndija në stërvitje

Shkëndija ka caktuar tre ndeshje kontrolluese për në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni.
Futbollistët ‘kuqezi’ shijojnë pushimin e merituar veror, para startit të përgatitjeve për pjesëmarrje në kualifikimet e Liga Evropës, ndërsa kryesia punon në drejtim të sigurimit të përgatitjeve sa më cilësore.

Në këtë drejtim në bashkëpunim me stafin teknik dhe agjencionin që kujdeset për rrjedhën e fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni. Në këtë drejtim janë caktuar tre ndeshje kontrolluese me kundërshtar kualitativ që janë në nivel të rivalëve të mundshëm në raundin e parë të Liga Evropës. Më 15 qershor Shkëndija do të luajë me ekipin e Domzhales nga Sllovenia, skuadër që sezonin e posambyllur u rendit në vendin e tretë dhe do të luajë gjithashtu në kualifikimet për Liga Evropa.

Më 18 qershor kundërshtar i ‘kuqezinjëve’ do të jetë ekipi i pozitës së 6-të të Bundesligës së Austrisë, Wofsberger AC, ndërsa testi i fundit në Slloveni do të jetë më 22 qershor kundër Lokomotiv Zagrebit nga Kroacia.

Exit mobile version