Site icon PORTALB

Inter kompleton transferimin e Erkin

Inter ka kompletuar transferimin e Caner Erkin nga Fenerbahçe, me kontratë trevjeçare.

Kontrata e mbrojtësit me gjigantin turk skadon në fund të qershorit dhe skuadra italiane ka konfirmuar blerjen e tij.

27 vjeçari ka fituar dy herë Superligën turke dhe Kupën e Turqisë, si edhe Superkupën, në gjashtë edicionet e tij tek Fenerbahçe.

Exit mobile version