Site icon PORTALB

Ermal Mamaqi pranon: “Po sezonin tjetër jam në Tv Klan”

Ermal Mamaqi

Shumë e simpatizojnë dhe e ndjekin emisionin “6 ditë pa Ermalin”, që transmetohet mbrëmjen e të premteve në kanalin “T” në Digital. Një emision satirik që është mirëpritur nga publiku, madje ka qenë vetë ai që i ka vendosur titullin. Mirëpo është duke qarkulluar lajmi se emisioni  nuk do të shfaqet më në kanalin e Digitalb.

I kontaktuar nga Blitz. al  Ermal Mamaqi ka konfirmuar se emisioni i tij në sezonin e ri në shtator, nuk do të shfaqet më në Digitalb por në televizionin Klan. Mesa duket gjithçka është vendosur dhe pritet që sezonin e ri çdo të shtunë në orën 20:00, “6 ditë pa Ermalin” do mund ta shihni në Tv Klan.

Exit mobile version