Site icon PORTALB

“Revolucioni Laraman” bllokoi disa udhëkryqe në Shkup (FOTO+VIDEO)

Bllokimi i rrugëve nga "Revolucioni Laraman" në tre udhëkryqe në Shkup

Bllokimi i rrugëve nga "Revolucioni Laraman" në tre udhëkryqe në Shkup

Pas gjysmë ore bllokadë, protestuesit e organizuar nga “Revolcioni Laraman” dhe lëvizja civile “#Protestoj” i kanë liruar udhëkryqet te “Katedralja” në Shkup, përpara “Gjykatës” dhe përpara “Kryqit të Kuq”, raporton Portalb.

Qindra protestues me fishkëllima dhe thirrje antiqeveritare dhanë mesazhin se nuk ju ka ngelur gjë tjetër pos bllokimit të rrugëve. Ky lloj i protestës së sotme, më e ndryshme se ata tjerat që jemi mësuar t’i shohim nga “Revolucioni Laraman”, mbaroi pa hedhur ngjyrë.

“Kjo bllokadë është për drejtësi dhe liri. Kjo është bllokada kundër faljes për kriminelët. Kjo është bllokada për zërin qytetar që të prekë thellë në sistemin i cili është i okupuar nga regjimi. Fishkëlleni për mbështetje, fishkëlleni për ju dhe për lirinë e Maqedonisë”, kanë porositur nga “Revolucioni Laraman”.

Policia e ka mbajtur nën kontroll situatën, nuk ka pasur asnjë incident, ndërkaq mbarimit të protestës komunikacioni është normalizuar.

—————————————————————————————————————————————–

Përpara Kryqit të Kuq

Pos udhëkryqeve përpara Gjykatës në Shkup dhe Katedrales, është bllokuar edhe udhëkryqi në afërsi të Kryqit të kuq.

Gazetari i Portalbit nga terreni raporton se qindra qytetarë me fishkëllima dhe thirrje antiqeveritare po qëndrojnë në udhëkryq.

Momentalisht situata është e qetë, ndërkaq policia po e mbanë nën kontroll masën.

Përpara Gjykatës në Shkup

Pas bllokimit të udhëkryqit te “Katedralja” në Shkup, është bllokuar edhe kryqi në afërsi të objektit të Gjykatës.

Situata edhe këtu tani për tani është e qetë, ndërkaq gazetarja  e Portalbit nga terreni njofton se përafërsisht dhjetë vetura dhe rreth 50 persona  janë ndalë në udhëkryq, ndërkaq atyre po ju bashkëngjiten edhe qytetarë të tjerë.

Një qytetare e cila ka dalë për t’i bllokuar rrugët, e pyetur nga gazetarja e Portalbit që ndodhet te udhëkryqi përpara Gjykatës se përse ka dalë për t’i bllokuar rrugët, është shprehur se s’u ka ngelur asgjë tjetër përveç kësaj.

“S’na ka ngelur gjë tjetër andaj kemi dalë që t’i bllokojmë rrugët”, tha për Portalb një qytetare.

Përpara Katedralës në Shkup

Ashtu edhe siç u paralajmërua, ka filluar bllokimi i disa udhëkryqeve në Shkup, gazetarët e Portalbit nga terreni raportojnë se nga 3 lokacionet e caktuara për bllokim, tani për tani është bllokuar vetëm udhëkryqi në te “Katedralja” në Shkup.

Forcat policore vazhdojnë ta mbikëqyrin situatën, tani për tani nuk a ndonjë incident, ndërkaq qytetarët gjithnjë e më shumë vazhdojnë t’i kyqen kësaj bllokade, që sipas protestuesve është për liri dhe demokraci të Maqedonisë.

 

Exit mobile version