Site icon PORTALB

Pse Ivanov nuk e anulon faljen për të gjithë “personat e eksponuar politik“?

Gjorge Ivanov . Përpunoi: Vertetmatesi

Gjorge Ivanov . Përpunoi: Vertetmatesi

Në fjalimin e tij më 27 maj, Gjorgje Ivanov njoftoi se “Në përputhje me Ligjin për plotësimin e Ligjit të faljes, solla vendim për anulimin e vendimeve për falje- lirim nga ndjekja pa ndërmarrjen e procedurës për të gjithë personat e eksponuar politik, gjithsej njëzet e dy”.

Shkruan: Zharko Trajanoski nga “Vërtetëmatësi

Edhe pse në ligjin për falje nuk gjendet shprehja “persona të eksponuar politik”, përkufizim të kësaj shprehje mund të gjejmë në një ciceron për transparencë dhe  llogaridhënie: “Termi, “persona të eksponuar politik” ka të bëjë me funksionar të zgjedhur apo emëruar të cilëve u është dhënë post i caktuar dhe personat e tjerë të lidhur me këtë person”. Sipas këtij ciceroni, “Personave të eksponuar politik patjetër duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë kur tentojnë të hapin llogari në institucione financiare, për shkak të mundësisë së madhe këto zyrtarë të posedojnë mjete nga aktivitetet korruptive”. Gjithashtu, ciceroni tregon se “Personat e eksponuar politik vendor patjetër duhet të identifikohen dhe përfshihen në analizën e hollësishme të institucionit financiar me qëllim që të eliminohen mundësitë për larje parash…”.

Por, nëse e marrim parasysh përkufizimin e shprehjes “persona të eksponuar politik” atëherë mund të nxirret përfundimi se Gjorgje Ivanov nuk ka marrë vendim për anulimin e vendimeve për falje për të gjithë personat e eksponuar politik. Gjegjësisht, se persona të eksponuar politik nuk janë vetëm 22 persona, vendimet për falje e të cilëve u tërhoqën. Ndryshe, lista e personave të eksponuar politik mund të zgjerohet duke përfshirë zyrtar të zgjedhur apo të emëruar të cilëve u është dhënë post i caktuar i lartë dhe persona tjerë që kanë lidhshmëri me këta.

 

Nga lista e lartpërmendur që u publikua në „Mеtа“ (janë nënvizuar emrat e 22 personave për të cilët janë anuluar vendimet për falje) është e qartë se ka shumë kandidat për persona të eksponuar politik të cilëve nuk u është tërhequr vendimi për falje, dhe si rrjedhojë shtrohet pyetja:

  1. Pse Ivanov nuk e tërheq vendimin për Lupço Todorovski- Radnik, ish drejtori në Byron e sigurimit publik, për Goran Grujovskin, ish kryeshef i Drejtorisë së pestë në DSK, për Ivica Ançevski -Pukin, ish udhëheqës i njësitit “Alfa”, për Dejan Mitrovski- Urkon, ish shef i sigurimit të Nikolla Gruevskit dhe për Aneta Stançevska, shefe e sektorit për kontroll të brendshëm në MPB, për të cilët regjistrimet e publikuara kanë treguar se kanë kryer urdhra nga politikanë tjerë, faljet e të cilëve janë tërhequr?
  2. Pse Ivanov nuk i tërheq vendimet për Edmon Temelkon kryetarin e Pustecit dhe Kosta Mitrovskin kryetarit e komisionit zgjedhor në komunën Qendër?
  3. Pse Ivanov nuk i tërheq vendimet për falje për gjykatësen e Gjykatës së lartë administrative Svetlana Kostova, për të cilën regjistrimet e publikuara treguan se ka kryer urdhra nga ish drejtori i DSK-së?

Pse këto persona të përmendur janë lënë jashtë lista së “personave të eksponuar politik”, gjithsej 22″ dhe në pishman- listën e Gjorgje Ivanov u gjet i punësuar në komunën Strumicë që nuk kryer kurrfarë funksioni të dukshëm?

(Slobodna Makedonija- Maqedonia e Lirë)

Exit mobile version