Shumë prej artistëve rrjetet sociale tashmë i kanë bërë përditshmëri. Dhe përveç të rejave muzikore, këto rrjete sociale i shfrytëzojnë për çdo informacion rreth tyre siç janë daljet, mbrëmjet muzikore e bisedat e kohë pas kohe me fansat e tyre.
Mjaft aktiv veçanërisht në “Twitter” është edhe rep këngëtari Kapo i njohur më shumë në publik si Capital T.
Madje Trim Ademi-Kapo, kohës së fundit ndërsa ka folur për vetën, ka këshilluar shumë për jetën ndjekësit e tij në profilin personal në “Twitter”. “Kur dikush t fol për ni problem me ty nalu edhe ngoje , kuptoje shqetësimin edhe bo çka t’mundesh me ndreq problemin para se me kon shum vonë”, kishte shkruar ai, ndërsa në statusin e radhës ai kishte nënvizuar, “Pika e parë e nisjes osht me gjet veten”.
E statusi që befasoi më shumë fansat e këngëtarit ishte “Im Living to love you”. Ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim më të detajizuar nëse këtë status ua ka drejtuar fansave apo ndonjë personi në veçanti.