Site icon PORTALB

UNHCR: Të paktën 800 migrantë janë mbytur gjatë javës së kaluar

UNHCR

UNHCR

Të paktën 800 migrantë janë mbytur gjatë javës së kaluar në tentim për ta kaluar Detin Mesdhe, kumtoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

Në kumtesën e UNHCR-së theksohet se ky vit “është treguar si jashtëzakonisht vdekjeprurës” sepse nga fillimi i vitit në anijethyerje dhe barka të përmbytura janë mbytur 2.510 persona, transmeton Tanjug.

Për dallim, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në incidente të ngjashme kanë pësuar 1.855 migrantë, tregojnë të dhënat e UNHCR-së.

“Kontrabandistët për momentin hipin njerëz në barka të cilat nuk janë të përshtatshme për lundrim. Ndodh që barka të lundrojë dhe menjëherë të vijë deri në mbytje dhe pastaj u bëjnë thirrje ekipeve të shpëtimit t’i shpëtojnë migrantët”, deklaroi zëdhënësi i UNHCR-së, Uilijam Spindler

Exit mobile version