Site icon PORTALB

Siri: Rritet numri i të vrarëve nga sulmet ajrore në Idlib

Siri

Raportohet se së paku 23 vetë janë vrarë nga sulmet e dyshuara ajrore të Rusisë në qytetin Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve, njofton REL.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar sot se me sulmet e kryera gjatë natës janë marrë në shënjestër një numër i pozicioneve në këtë qytet, përfshirë edhe një cak afër një spitali.

“Drejtori i këtij observatori, Rami Abdulrahman, tha se në mesin e të vrarëve janë edhe 7 fëmijë.

Konsiderohet se numri i të vrarëve mund të rritet.

Këto sulme ajrore janë përshkruar si bombardimet më të rënda prej arrritjes së marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në muajin shkurt.

Qyteti Idlib dhe provinca me po të njejtin emër, janë bazë e grupeve kryengritëse, përfshirë Frontin Nusra, që është e ndërlidhur me al-Kaidën.

Forcat ajrore të Rusisë janë vendosur në Siri vitin e kaluar, për ta mbështetur presidentin e këtij vendi, Bashar al-Assad, në luftën me kryengritësit, të cilët synojnë përmbysjen e sundimit të tij.

Exit mobile version