Site icon PORTALB

Zjarr në një depo municionesh në Indi, 17 të vdekur

Ilustrim

Si pasojë e një zjarri në një depo municionesh të ushtrisë në rajonin Maharashtra të Indisë, kanë humbur jetën 17 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve “Press Trust of India” ka njoftuar se depoja e municioneve ku ndodhen rezervat më të mëdha të armëve në vend është përfshirë nga zjarri për arsye ende të panjohura.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 17 ushtarë nga të cilët 2 prej tyre nënkolonelë si dhe janë plagosur mbi 20 forca të tjera të sigurisë.

Exit mobile version