Site icon PORTALB

Tekst jashtë strehës së rregullave profesionale

Nga teksti në Zhurnal për Bastri Bajramin

[Recension: Ku do të strehohet Bastri Bajrami!?]

Për të bërë një tekst dhe për të konfirmuar një informacion, gazetari të paktën që duhet të bëjë është që  të kontrollojë arkivin e medias ku punon. Në rastin në fjalë, si duket gazetarit i ka ikur ky moment. Përgjigjen e pyetjes që ka parashtruar në titull “Ku do të strehohet Bastri Bajrami!?”, ka mundur ta gjejë shumë shpejtë, edhe atë, duke gjurmuar në arkivin e medias ku vetë kontribuon. Është pikërisht media në fjalë e cila më datë 10.02.2016 ka njoftuar se Bastri Bajrami i është bashkangjitur Këshillit Opozitar., gjë të cilën kalimthi e përmend edhe në këtë tekst.


Linku deri te artikulli origjinal:
 Ku do të strehohet Bastri Bajrami!?

Data dhe koha e publikimit: 27.04.2016

Data e Recensionit: 30.05.2016

Recensues: Benjamin Arifi

 

Teksti në fjalë përmban edhe elemente të komentimit, që nuk janë të lejuara në një artikullit informativ gazetaresk. Obligim i gazetarit është që opinionit t’i servojë informacione, e jo të imponojë qëndrime personale.

“Se ku po stacionohet Bastri Bajrami mbetet vetëm të shihet por urojmë që ai duhet të mendojë mirë para se të kyçet sërisht në politikë duke mos harruar plagët që pësoi nga partia e DR-së e drejtuar atë kohë nga Imer Selmani”

Kodi Etik i Gazetarëve e tregon në mënyrë të qartë se :

Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”. 

Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tyre, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.

“Duhet të jetë qartë e ndarë, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit, për të shmangur dezinformimin dhe manipulimin me publikun”.

Përpos kësaj, nëse veçmë është bërë teksti, atëherë në është dashur së paku që të jetë edhe qëndrimi apo prononcimi i personit për të cilin shkruhet, ose dëshmi se redaksia apo autori kanë tentuar që të marrin atë prononcim, në rast të refuzimit nga subjekti i përmendur. Kështu si është, pa asnjë burim të cituar, teksti i cili pyet për “strehimin” e një politikani, mbetet vetë jashtë “strehës” së rregullave dhe parimeve profesionale të gazetarisë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version