Site icon PORTALB

Rinia një hap drejt balotazhit për në Superligë

KH Rinia duke festuar fitoren

KH Rinia duke festuar fitoren

Ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu luajtur në Ligën e Parë hendbollistike për meshkuj dhe për të mësuar pikërisht në javën e fundit nëse Rinia do të arrijë që për herë të parë të luajë në ndeshje balotazhi që do ti mundësojë edhe kualifikim historik në Superligë.

Në ndeshjen e fundit skuadra e trajnerit Muhamed Ismaili ka shënuar fitore bindëse ndaj Gostivarit si mysafire me rezultat 24:35, ndërsa pjesa e parë kishte përfunduar me pesë gola diferencë për shkupjanët duke e mbyllur me shifrat 10:15.

Në këtë ndeshje më i miri te Rinia ishte Filip Angjelkoviq, i cili realizoi plot 11 gola, ndërsa pas tij me nga gjashtë gola ishin Egzon Zherka dhe Orhan Emini.

Fitore kanë shënuar edhe konkurrentët e KH Rinia, Prespa dhe Mlladost dhe tani Rinia e ndan pozitën e tretë me Prespën dhe Mlladostin, por prespanët kanë golaverazh më të mirë dhe kjo u jep avantazh në duelin e fundit, ku Prespa është mysafire e Tekstilecit.

Skuadra e KH Rinia në sallën “Enver Idrizi” të shtunën me 4 qershor luajnë ndeshjen vendimtare, ku mysafire është lideri i tabelës Rabotnik, që tani më është anëtare e Superligës. Andaj sigurisht se skuadra shkupjane do të ketë shumë nevojë për mbështetjen e publikut, për të shënuar suksesin historik të klubit, sigurim të balotazhit dhe kualifikim në Superligë. /PORTALB.mk/

Exit mobile version