Site icon PORTALB

Robben: Tani jemi armiq të vetvetes

Arjen Robben

Arjen Robben

Fantazisti holandez i Bayern Munichut, Arjen Robben deklaron se tani ata janë armiqtë më të mëdhenj të vetvetes, pasi titulli në Bundesliga është i garantuar për Bayernin.

Humbja e fundit e Leverkusenit nga Freiburgu ka bërë që lojtarët e Bayernit të besojnë se titulli është në duart e tyre.

“Mendoj se tani jemi armiqtë më të mëdhenj të vetvetes”.

“Duhet të mbajmë kryesimin dhe tani gjitçka kemi në dorë ne. Jemi shumë të kënaqur me situatën aktuale, tha Robben.

Aktualisht Bayerni është 10 pikë para Bayer Leverkusenit që gjendet në vendin e dytë.

Exit mobile version