Site icon PORTALB

Interpelancë për deputeten Najdenovska, përplasje mes VMRO-së dhe LSDM-së

Ollga Najdenovska

Interpelanca për deputeten Ollga Najdovska është zhvendosur e fundit në rendin e ditës të Kuvendit të Maqedonisë edhe pse paraprakisht ka qenë e para. Nga BDI thonë se kanë ardhur sot për të diskutuar për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanovit, raporton Portalb.

“BDI nuk e ka ndërmend që në debatin brenda partive maqedonase të mbajë anën e askujt. Ne jemi këtu për përgjegjësinë e Ivanovit, çdo temë tjetër është e parëndësishme. Betejat zhvilloni vet dhe fitoni vet. S’keni te drejt morale që BDI – në ta futni në kontekst të mbivotimit”, tha deputeti i BDI – së, Xhevat Ademi.

Nga ana tjetër, pala e LSDM – së, thotë se interpelanca asnjëherë nuk është vendosur e fundit dhe e akuzuar pushtetin se e shfrytëzon shumicën parlamentare.

“Interpelanca asnjëherë nuk është vendosur e fundit. Po e shfrytëzoni shumicën parlamentare. Ajo ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren. Na jepni ndonjë shembull kur interpelanca është renditur si e fundit në rend dite. Pse po ikni nga debati? Mendoni se kështu do ta shpëtoni deputeten?”, tha deputeti i LSDM – së Goran Sugareski.

Nga ana tjetër, VMRO – DPMNE, ka thënë që aktin nuk e heqin nga rendi i ditës, por vetëm se e rendisin në fund, përcjellë Portalb.

“Najdenovskën s’kam pse e mbrojë. Ajo është profesioniste. Nuk është kjo lëndë që të na shtyjë në konflikt. Aktin që nuk po e heqim nga rendi i ditës, por vetëm po e rendisim si të fundit duhet ta respektoni”, tha deputeti i VMRO – DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Megjithatë, Kryetari Trajko Veljanovski ka pohuar se ka pasur raste kur interpelanca ka qenë e fundit në rend dite.

Përndryshe, opozita vlerëson se Najdenovska po e shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Interpelancën e koleges së tyre Ollga Najdenovska nga VMRO DPMNE, e kanë iniciuar deputetët e LSDM-së, për shkak mënyrës se si po e udhëheq ajo Komisionin kuvendor për arsim dhe shkencë.

“Ky regjim jo demokratik në krye me VMRO-DPMNE në seancën e Komisionit për arsim dhe shkencë ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Në këtë mënyrë kryetarja e Komisionit Ollga Najdenovska po e realizon skenarin e VMRO-DPMNE-së për nxitjen e incidentit fizik. Pa bazë dhe kundër kushtetues po e shkurton kohën e diskutimeve të deputetëve. Po e merr të drejtën e vërejtjeve procedurale të zëvendës koordinatorëve dhe anëtarëve të Komisionit, që është në kundërshtim me Rregulloren”, thuhet në interpelancën e iniciuar nga opozita. /Portalb

Exit mobile version