Site icon PORTALB

Ivanov fitues i çmimit vjetor ndërkombëtar ”Isa Beg Isakoviq”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov është fitues i çmimit vjetor ndërkombëtar “Isa beg Isakoviq”, që Bosnja e Hercegovina çdo vit ua ndajnë burrështetasve evropianë.

Ivanov e fitoi çmimin për vitin 2016, me 15 vota të fituara, në konkurrencë të ish-kryeministrit turk Ahmet Davutogllu dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, të cilat kanë nga pesë vota.

Çmimi e mban emrin e themeluesit të Sarajevës, Isa beg Isakoviq, i cili në vitin 1462 e ka themeluar qytetin në parimet e barazisë, multikulturizmit dhe multireligjionizmit.

Fitues të këtij çmimi janë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në vitin  2012, presidenti austrial Hajnc Fisher në vitin 2013, presidenti slloven Borut Pahor në vitin 2014 dhe presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq në vitin 2015.

Exit mobile version