Site icon PORTALB

Ekspertët juridik: PSP të vazhdojë hetimet aty ku mbeti

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Prokuroria speciale do të vazhdojë hetimet për personat për të cilët presidenti Gjorge Ivanov tërhoqi faljen. Ekspertëtjuridik, thonë se me tërheqjen e faljes, prokurorët special, kanë dy opsione në dispozicion. I pari është të vazhdohet dhe të zgjerohen hetimet prej para faljes më 12 prill, ndërsa i dyti është që të fillohet me hetim të ri për rastet e njëjta.

“Unë personalisht konsideroj se PSP-ja do të shkojë me kërkesë për zgjerimin e hetimit. Kjo do të thotë se, për shembull zoti Nikolla Gruevski do të thirret në rolin e të akuzuarit në PSP për të dhënë deklaratë nëse hetimi zgjerohet kundër tij”, ka deklaruar Alsat-M, ish-gjykatësi Jovan Joanidis.

Exit mobile version