Site icon PORTALB

Shtetasit e Iranit këtë vit nuk do të mund të shkojnë në Haxh

Meka

Nga Ministria iraniane e Kulturës dhe udhëzimeve islame, bëhet e ditur se besimtarëve iranianë këtë vit nuk do t’iu lejohet shkuarja në haxh, raporton Anadolu Agency (AA).

“As dy takimet e fundit nuk dhanë rezultate dhe për fat të keq iranianët këtë vit nuk do të mund të shkojnë në haxh për shkak të këmbënguljes së Arabisë Saudite në refuzimin e bashkëpunimit”, tha ministri iranian i Kulturës dhe Udhëzimeve Islame, Ali Jenneti për radion shtetërore iraniane IRINN.

Jenneti shtoi se Zyra iraniane për haxh nesër do të publikojë një deklaratë të hollësishme mbi këtë çështje.

Exit mobile version