Site icon PORTALB

Yildirim: Jemi zotuar për të hequr nga rendi i ditës problemin e terrorizmit

Kryeministri turk, Bianli Yıldırım

Kryeministri turk,  Yıldırım, në një fjalim të mbajtur në një ceremoni në qytetin Diyarbakır të Turqisë u shpreh se “Organizata terroriste PKK nuk ka një problem të tillë si ‘kurdët’. Problemi juaj, problemi i Turqisë është organizata terroriste PKK. Ne jemi zotuar për të hequr nga rendi i ditës së Turqisë problemin e terrorizmit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vend që të interesoheshin me ujin, kanalizimet, me rrugët, problemet e qytetit Diyarbakır, ata i kanë ofruar mbështetje organizatës terroriste të cilët duke i ofruar mbështetje logjistike kanë vjedhur paratë dhe burimet tuaja duke ia transferuar organizatës terroriste. Ne i dimë këto dhe do të bëjmë atë që duhet”, u shpreh në fjalën e tij Yıldırım.

Ndër të tjera kryeministri i Turqisë, Yıldırım ka pohuar: “Ju mund të hapni gropa, mund të martirizoni të rinjtë tanë me bomba artizanale, mund të masakroni qytetarët tanë civilë, por çfarëdo që të bëni nuk do të keni sukses”.

(Fotografi nga fjalimi i sotëm)

Exit mobile version