Site icon PORTALB

Mustafa: Qeveria do fokusohet në krijimin e një zone të biznesit

Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se do qeveria e tij do të vazhdojë t’i ndihmojë komunat në zhvillim ekonomik dhe në projektet që kanë nevojë.

Këto fjalë Mustafa i tha gjatë takimit me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, të cilit i ka thënë se aktualisht qeveria është e fokusuar në krijimin e një zone të biznesit sepse këto zona po rezultojnë të suksesshme, njofton Klan Kosova.

Kurse Haliti e ka falënderuar kryeministrin që e ka vizituar Komunën e Vitës me të cilin edhe ka vizituar disa biseneze të suksesshme të kësaj komune të cilat sipas tij kanë arritur të shtojnë numrin e punëtorëve për shkak të lehtësirave ekonomike që ka bërë qeveria.

Ai gjithashtu e ka falënderuar Mustafën për kontributin e dhënë për rregullimin e lumit në Anamoravë.

 

Exit mobile version