Site icon PORTALB

Sulme ajrore në Halep, 15 të vrarë dhe 35 të plagosur

Në sulmet ajrore të ndërmarra nga avionë luftarakë të Ushtrisë së Sirisë dhe të Rusisë në zonat nën kontrollin e opozitarëve në Halep kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 35 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Mbrojtjes civile İbrahim Ebu Leys, në një deklaratë për gazetarin e AA-së theksoi se avionët luftarakë të regjimit dhe të Rusisë kanë kryer 40 sulme ajrore në rajonet Kefr Hamra, Hreytan dhe në Anadan të Halepit.

Ebu Leys, ka pohuar ndër të tjera se si rezultat i bombardimeve kanë humbur jetën 15 persona mes të cilëve ndodhen gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur 35 të tjerë të cilët janë transportuar në spitalet e improvizuara me tenda për të marrë mjekimin e duhur.

Exit mobile version