Site icon PORTALB

Milano, operacion kundër trafikut të drogës, 31 urdhër-arreste për shqiptarë

Policia italiane, foto arkiv

Policia e Milanos ka sekuestruar 130 kg kokainë dhe heroinë dhe ka lëshuar 38 urdhër-arreste, 31 prej të cilave janë për shtetas shqiptarë, transmeton Top Channel.

Shtetasit e tjerë të kërkuar janë nga Maroku (5) dhe nga Tunizia (2).

Operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare, gjermane dhe spanjolle.

Exit mobile version