Site icon PORTALB

Lexojeni folklorin…

Fation Nikolla

Fation Nikolla

(NË KUJTIM TË GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEUT).

A e dini se kush është një nga arsyet shumë të mëdha pse ndihem krenar që jam Shqiptar? Folklori dhe historia…

Tekstet e tij që për mua janë perla, perla që duhen gdhendur në ar. Perla që tregojnë më së miri atë që vërtet ne jemi. Atë që SKËNDERI YNË NA E MËSOI MË SË MIRI…

KUR DUHET, NE DIMË TË JEMI BASHKË. BASHKË, KJO ËSHTË FJALA QË I TMERRON TË GJITHË. SEPSE PO U BËMË BASHKË, PO LIDHËM BESËN, NE TRONDISIM, TRONDISIM DHE ATY KU NUK PRITET… 😉 KY ËSHTË FOLKLORI YNË, VARGJET E TIJ QË TË FRYMËZOJNË EDHE SOT, NDOSHTA, JO PËR TË LUFTUAR ME ARMË POR ME PUNË, ME PËRBALLJE, SFIDA E GARIME.

Dëgjojeni këngën më poshtë? (Historia e Hajredin Pashës…)

Dëgjoni me vëmendje vargjet e folklorit. Një Pasha me 12 mijë ushtarë që mposhtet nga disa male?! Disa male që bëjnë kuvend në fushë të Gjoricës, aty ku Hajredin Pashën e gjen belaja pa filluar lufta. Si mund ta gjejë belaja një Pasha me 12 mijë ushtarë?! Edhe nga çfarë? Nga disa male që fundja fundit as nuk po luftonkan po thjeshtë po kuvendojnë?!

Epo përgjigja kuptohet lehtë. Pashai i trembet fjalës BESË. MALET PASKAN LIDHUR BESË?! IRONIKE… TË KESH 12 MIJË USHTARË E TË TREMBESH PSE DISA MALE NA PASKAN LIDHUR BESË?! Këtu qendron ironia e fatit që na e mësojnë folklori dhe historia. Nuk ka rëndësi numri i ushtarëve në garim. Rëndësi ka vizioni, zemra, pasioni e përkushtimi.

Unë e vlerësoj dhe e respektoj me Respektin që i takon Heroin tonë SKËNDERBEUN. DJALOSHIN, USHTARIN, TRIMIN, GJENERALIN, BURRIN, STRATEGUN DHE KOMANDANTIN QË I VURI KUFINJTË PERANDORISË OSMANE. DHE JAM ABSOLUTISHT I BINDUR QË NE DUHET TA PERSONIFIKOJMË ATË NË TË GJITHË BRAND-IN TONË SIMBOLISTIK. SEPSE AI U RINGRIT EDHE KUR E RRËZUAN, TRIUMFOI EDHE KUR E MOHUAN, DHE MBI TË GJITHA I MPOSHTI TË TËRË ME NJË USHTRI MODESTE. AI NA RINGRITI DHE KUR ISHIM TË SHTYPUR…

KA ARDHUR KOHA T’I THEMI TË BARDHËS E BARDHË DHE TË ZEZËS E ZEZË.

E dini çfarë bënë Osmanët (disa prej tyre Turqit e sotëm), kur Skënderbeu iku? E quajtën tradhtarë, tradhtarë sepse u largua. Madje disa po e disa jo, të tillë vazhdojnë indirekt ta quajnë dhe sot. Më falni po kë tradhëtoi??? Dhe kush u tradhëtua???

Po të lexosh historinë (jo vetëm atë Shqiptare), do të kuptosh që Skënderbeu ishte një nga Gjeneralët që e zgjeroi territorin e Perandorisë Osmane. Jo vetëm kaq, por ishte ai që stërviti shumë osmanë të bëheshin të zotë. Ishte një ndër shtyllat ngritëse të sistemit të pamposhtur të ushtrisë osmane. Kjo ishte një nga arsyet që iu dha titulli Skënder. I madh si Aleksandri. Strateg dhe i pamposhtur. Përfaqësuesi më i zot në krye të ushtrisë osmane.

Atëherë kë tradhëtoi dhe kush u tradhëtua? Pastaj, a mund të trembet një Perandori nga një tradhëtar?! Pse u shqetësuan aq shumë osmanët nga ikja e Skënderbeut?

Një bukëshkal që jua la zgjerimin e Perandorisë në mes. – (Me fjalët e kohës së sotme globale, mendoi të punonte për vete). – Ne e shkolluam, e lamë të lirë dhe e bëmë Gjeneral, por ai na tradhëtoi. Na i la synimet në mes… 😛

Edhe fëmijët e kopshtit qeshin me përralla të tilla.

Për ta mbyllur zgjidhjen e jep folklori. Osmanët dje, i trembeshin vizionit të Skënderbeut, ato i trembeshin fundit të tyre. Koha e tregoi… (Përndryshe përderisa ky tradhëtari paska qenë kaq i paaftë përse duhet t’i trembeshin ato ikjes së tij?)

Turqit sot, me gjithë Respektin për Kombin e Madh Turk, VAZHDOJNË t’i tremben hijes së tij. Madje jo vetëm turqit, por të gjithë. Shumë e quajnë tradhëtar, shumë e quajnë aventurier, e disa jo aq të zotin sa e tregojnë. Thonë se na paska qenë një mohues i paaftë që ja ngrejnë vlerat kot. Një tradhëtar që e ka pasur gjithçka me plan. Madje edhe suksesin e vet. Ne e rritëm, ai na tradhëtoi.

Po mirë more njerëz, ne shqiptarët ja ngrejmë vlerat kot. (Që në fakt nuk e bëjmë sa duhet. Sepse janë më të bukura dhe edukuese legjendat me Skënderbeun se sa IDIOTËSIRAT ME GJINKALLAT QË BËJNË SHKUMAPARTY APO PAÇAVURET E TJERA TË ALTERTEKSTIT). Po Europa? Po Bota? Po faktet… Përse ju nuk e mundët dot për 25 vjet këtë të paaftë? Përse nuk shkuat dot në Vatikan? Përse nuk e pushtuat Europën? Dhe më e thjeshta, përse merreni me një të paaftë? Përse i jepni vlerë? Përse i hidhni baltë? Lërëni në baltën e tij, nëse është siç thoni ju, koha do flasë vet.

Por fakti që ju shqetësoheni kaq shumë nga qoftë dhe vetëm përmendja e emrit të tij, atëherë unë druaj se këtu ka diçka tjetër, diçka që më bën të bëj një PYETJE QË NË THELB ËSHTË SHUMË E THJESHTË: PËRSE I SHQETËSOI OSMANËT LARGIMI I NJË TRADHËTARI??? PËRSE NJË PASHA ME 12 MIJË NDJEKËS DUHET TË TREMBET NGA DISA MALE???

LEXOJENI FOLKLORIN TONË… DO FRYMËZOHENI PËR T’U NDJERË MË TEPËR SE KRENARË PËR ATË QË JEMI.. 🙂

VAZHDON… 🙂

Exit mobile version