Site icon PORTALB

Gruevski: Metodat e Prokurorisë Speciale i ngjasojnë atyre të UDB-së

Nikolla Gruevski

Metodat e Prokurorisë Speciale i ngjasojnë atyre të UDB-së së vitit 1949. Ky është vetëm një nga vlerësimet e Nikolla Gruevskit për punën e Katica Janevës në vazhdimin e dytë të intervistës së tij për portalin “Telegraf.mk”. Sipas informatave të Nikolla Gruevskit, prokurorët e Prokurorisë speciale marrin rroga të larta, i kanë kërcënuar dëshmitarët nëse nuk kanë marrë atë që duan dhe kanë punuar tërësisht në koordinim me LSDM-në.

Qëllimi i hetimeve të tyre është vetëm VMRO-DPMNE, gjegjësisht, ta dëshmojnë atë për çka na akuzon Zoran Zaev.

“Ekziston përshtypja se disa prej tyre munden të jenë deputetë të mirë të LSDM-së, por jo edhe prokurorë të pavarur”, ka thënë Nikolla Gruevski.

 

 

Exit mobile version