Site icon PORTALB

Incident në Klinikën për radiologji për shkak të afatit të caktuar për “Termini im”

Qendra Klinike "NENE TEREZA"

Qendra Klinike "NËNË TEREZA"

Në Qendrën klinike “Nënë Tereza”, në Klinikën për Radiologji, dje rreth orës 15:00 personi 46-vjeçar I.I. e ka ofenduar personelin, fizikisht ka sulmuar infermierin, ndërsa e ka thyer edhe xhamin e derës së korridorit, me ç ‘rast ka intervenuar sigurimi.

Arsye për sjelljen e këtillë, njoftoi sot MPB-ja, ka qenë për shkak të afatit të caktuar për “termini im”.

Nga ana e nëpunësve policorë autori është arrestuar në Stacionin policor në Kisella Vodë. Po ndërmerren masa për pastrim të rastit.

Exit mobile version