Site icon PORTALB

Tv “Telma” shkarkon nga puna 12 gazetarë

Tv Telma

Tv Telma

Dymbëdhjetë të punësuar në Tv “Telma”, me vendim të udhëheqësisë, sot janë shpallur tepricë teknologjike, shkruan“Plusinfo”, transmeton Portalb.

Në mesin e tyre janë edhe emra të gazetarëve të shquar si Panta Xhambazovski, Emilija Llazarovska, Tomisllav Osmanli, Violeta Zajkova, Sonja Nikollovska, Juliana Lefkovska – Peshevska dhe tjerë të punësuar në redaksinë informative, kulturore dhe zbavitëse të televizionit.

Ata nuk kanë marrë kurrëfarë arsyetime se pse është sjellë vendim i tillë, por me shkresë janë njoftuar se ata do të largohen nga puna që të zvogëlohen harxhimet.

Sot, sindikata e të punësuarve në “Telma” pret që të takohet me udhëheqësinë e televizionit dhe që të merr informata më detale në lidhje me vendimin, që më pas do të dalin edhe me qëndrim në publik, trasnmeton Portalb.

Nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Mediave, thonë që nuk janë konsultuar me ta për vendimin dhe paralajmërojnë se gjatë ditës pritet të takohen me udhëheqësinë e televizionit. /Portalb

Exit mobile version