Site icon PORTALB

“Fusha e Lukovës”, sa është për t’i besuar Gruevskit?

“Fusha e Lukovës”, sa është për t’i besuar Gruevskit?

“Fusha e Lukovës”, sa është për t’i besuar Gruevskit?

Leonard Dedej , kryetar i organizatës “REAGO”, lëvizja më aktive dhe më e madhe në Shqipëri, njëherë  edhe përfaqësues i Aleancës kundër devijimit të lumenjve  në Tiranë,  në prononcimin e tij për Portalb, hedh dyshimet e para në lidhje me deklaratën e Gruevskit për projektin “Fusha e Likovës”

Në pyetjen e Portalb në lidhje me deklaratën e kryeministrit Gruevski për projektin “Fusha e Lukovës” Leonard Dedej tha: ”E ndoqa Gruevskin me shumë vëmendje, por duhet ta kuptojmë që askush nuk hedh miliona euro mbi një ide thjesht në letër, për aq kohë sa që Gruevski vetë e pohon një projekt të tillë, atëherë kuptohet që e kanë menduar mirë këtë punë dhe i dinë qëllimet e veta” u shpreh Dedej. 

Sipas tij, Gruevski duhet ta kuptojë mirë që nuk duhet të luajë me kurrizin e Dibranëve dhe Shqiptarëve sepse pavarësisht se politikanët tanë si në Shqipëri, si në Maqedoni nuk përfaqësojnë  interesant tona, jemi ne populli i  bashkuar që do ta ndëshkojmë ata që luajnë me fatet tona.

“Ne si pjesë e aleancës ju konfirmoj që protestat në Tiranë do vazhdojnë dhe gëzojnë mbështetje masive në opinion dhe në numra, duhet ta kuptoni që është pikërisht kjo Aleancë që po bën presionin e duhur  si këtu si matanë kufirit, ne s’do të ndalojmë kurrë për aq kohë sa lumenjtë tanë janë në rrezik”, Thotë Leonard Dedej për Portalb. 

Dedej sqaron s ekjo organizatë, ka  mbështetje dhe nga deputetë të PS, një nga këta zëra është edhe i Pendeli Majko i cili ka shprehur mbështetje të plotë.

“Duhet ta kuptojmë që kjo s’është  çështje negociatash, kjo është një çështje e interesit qytetar e kombëtar dhe ku gjithsecili duhet të na bashkëngjitet në këtë çështje madhore pa negociata. Mendoj që me heshtje politikanët tanë në përgjithësi e refuzojnë këtë projekt, por ky është problemi që s’duhet të heshtin por të  ngrenë zërin fort kundër këtij projekti dashakeq politik, nënvizon”, Dedej.

Leonard Dedej në mesazhin e tij rreth kësaj problematike thotë  :”Ju garantoj se populli Shqiptar s’ka për të lejuar kurrë të na grabisin lumenjtë tanë. Nëse dikush mendon që mund të na  e hedh, për momentin gabohet rëndë. Ata lumenj do mbrohen me gjak!-përfundoi mesazhin e tij Leonard Dedej nga Tirana.

 

Exit mobile version