Koordinatorja për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore të Bashktimit Evropian Myria Vassiliadou, tha se në të gjithë Evropën për vitet 2013-2014 janë regjistruar 15 mijë e 846 persona si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).
Vassiliadou në një takim me temë “Trafikimi i qenieve njerëzore në BE” të mbajtur në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë ka theksuar se trafikimi i qenieve njerëzore është shkelje e të drejtave të njeriut dhe trafikimi i qenieve njerëzore me përkufizimin më të thjeshtë është shitja dhe blerja e njerëzve.
Duke vënë në dukje se për vitet 2013-2014 në të gjithë BE-në janë regjistruar 15 mijë e 846 persona si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore Vassiliadou ka theksuar se 65 përqind të viktimave e përbëjnë qytetarë të BE-së si bullgarët, hungarezët, gjermanët, polakët dhe rumunët.
Ndër të tjera Vassiliadou, ka theksuar se 15 përqind e viktimave janë fëmijë ndërsa 76 përqind gra.
Ai ka tërhequr vëmendjen se në përgjithësi viktimat përdoren me qëllime duke i detyruar për veprime si të lypin, në veprime kriminale, martesa me detyrim, trafikimin e organeve, trafikim fëmijësh, birësim, shitje të foshnjave, si dhe me qëllim të krimeve si në atë të drogës, krimeve të organizuara dhe për terrorizëm.