Site icon PORTALB

Gruaja vret burrin e saj me shufër hekuri

Gruaja vret burrin e saj me shufër hekuri

Gruaja vret burrin e saj me shufër hekuri

Një grua e ka vrarë burrin e saj në fshatin maqedonas Obleshevo të Koçanit. Deri te vrasja ka ardhur pas një përplasje të fortë verbale mes burrit dhe gruas, njofton MPB.

Pas konfliktit verbal, Marija Gj. (48) ka vendosur që t’iu thotë fund mosmarrëveshjeve me burrin e sa Bllagojçe Gj. (55). Marija ka marrë nje shufër të hekurit dhe me një të goditur në kokë e ka lënë pa ndjenja burrin e saj. 

Ajo fillimisht nuk e ka pasur të qartë nëse burri i saj është alivanosur ose kishte vdekur dhe për këtë arsye kishte thirrur në telefon ndihmën e shpejtë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen, ndërsa policia e ka arrestuar vrasësen.    

Exit mobile version