Çavkov pajtohet me Priben

Mitko Çavkov, ministër aktual i Punëve të Brendshme deklaroi:

…Është fakt se ngelën pasoja të rënda nga e gjithë kjo (nga skandali me bisedat e përgjuara jo-ligjore telefonike) dhe sipas meje duhet të kuptohet nga çdo politikan, individ apo parti politike, se kjo është interes kombëtarë, se duhet nëpër suazat e këtyre proceseve reformuese, me konsensus të fillojmë të konsolidojmë sistemin e sigurisë dhe ta kthejmë në pozicione apo gjendje që të jetë garantues i sigurisë në RM dhe në përgjithësi në nivel rajonal. Do të jetë proces i mundimshëm dhe i rëndë, nevojitet konsensus politik për këtë…Kjo nga ana tjetër paraqet korrigjim të disa vendimeve të caktuara ligjore sepse vërejtëm se ka edhe dobësi. Kjo faktikisht u konfirmua nga Raporti i Pribes.

[Burimi: TV Sitel, intervistë (nga min 7 deri 8.20) – Data, 22.05.2015]

ARSYETIMI:

Kjo deklaratë e dhënë në një pjesë të intervistës së ministrit të ri- të vjetër i punëve të brendshme Mitko Çavkov është e saktë dhe e vërtetë.

Çavkov, në bisedën më të gjatë për TV Sitel, zbardhi më shumë vlerësime rreth gjendjeve aktuale në MPB, rreth pasojave ndaj sistemit të sigurisë në tërësi dhe në vet MPB-në pas publikimit të bisedave të përgjuara, të ashtuquajturat “bomba” të LSDM-së opozitare gjatë vitit të kaluar dhe për disa aspekte rreth asaj nëse dikush ende posedon dhe bën tregti me këto biseda. Në një pjesë të intervistës, Çavkov pranon se e tërë ngjarja me atë që dikush “ka keqpërdorur pajisjen në MPB”, ka shkaktuar dhe lënë“pasoja të rënda” ndaj MPB-së, se nevojitet “konsensus politik” që të kthehet stabiliteti i sistemit dhe se do të nevojiten ndryshimet sistematike dhe ligjore, sepse siç thotë Çavkov, “pamë se ka dobësi” të cilat konstatohen “në Raportin e Pribes”.

Me këtë deklaratë Çavkov, mes tjerash, pranon se Raporti i Pribes në pjesën për punën e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni është i saktë. Të përkujtojmë se çfarë tha diplomati gjerman në raportin e tij në maj të vitit 2015, pasi me sërë ekspertësh disa javë me kërkesë të BE-së analizoi gjendjen në vend. Në pjesën Ndjekja e komunikimeve thuhet:

…Deri më tani materialet e publikuara kanë arritur 500 faqe me transkripte nga bisedat. LSDM konfirmon se ka qasje deri në rreth 20.000 biseda të regjistruar dhe se këto biseda janë bërë nga shërbimet nacionale të kundërzbulimit. Në përgjithësi është pranuar se këto regjistrime janë bërë në mënyrë ilegale disa vite me radhë dhe nuk janë pjesë e ndonjë procedurë ligjore apo gjyqësore. Këto regjistrime sipas cilësisë, vëllimit dhe numrit konfirmojnë se janë bërë në hapësirat e shërbimit nacional të kundërzbulimit. Përmbajtje e shumë prej regjistrimeve tregon për aktivitete joligjore dhe keqpërdorim të fuqisë nga nëpunës të lartë në Qeveri. Nga fillimi i skandalit me përgjimet në janar të vitit 2015, shefi i shërbimit të kundërzbulimit dhe dy ministra të lartë qeveritarë dhanë dorëheqje.

Ndërsa ja çfarë thuhet në Raport, për Arsyet e situatës së tanishme:

…Shkaqet për zvarritjen e skandalit në Republikën e Maqedonisë janë në përqendrimin e fuqisë në Drejtorinë e sigurimit dhe kundërzbulimit (DSK) dhe në keqpërdorimin e mekanizmit për mbikëqyrje të DSK-së.

…Sipas vëzhguesit të jashtëm, DSK punon jashtë mandatit të vet ligjor në emër të pushtetit për t’i kontrolluar bartësit e funksioneve të larta në administratën publike, prokurorinë, gjykatësit dhe kundërshtarët politik si pasojë ku ka involvim në pavarësinë e gjyqësorit dhe institucionet tjera nacionale.

Nga aspekti i pajisjes teknike, DSK ka monopol mbi shfrytëzimin e pajisjes për ndjekjen në hetimet penale. Ekskluziviteti në ndjekjen e kryen dhe mbikëqyr në emër të vet DSK-ja si dhe në emër të policisë, Drejtorisë së doganave dhe policisë financiare. Për këtë edhe DSK i ka mjetet për përfshirje në hetimet penale dhe në mënyrë indirekte të nënvlerësoj/ul pavarësinë e udhëheqësit të hetimit (prokurori)…Për në fund, ja çfarë thotë Pribe në pjesën Rekomandime në lidhje me ndjekjen e komunikimeve:

…DSK nuk duhet të ketë qasje të drejtpërdrejtë deri te pajisja teknike që lejon pasqyrim të sinjalit të komunikimit. The proprietary switches duhet të zhvendosen në hapësirat e operatorëve të telekomunikimit. Operatorët duhet t’i aktivizojnë dhe ridrejtojnë sinjalet deri te organet kompetente (policia, Drejtoria e doganave dhe Policia financiare) apo deri te organet e sigurisë (Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, Agjencia për kundërzbulim dhe reparti për siguri ushtarake dhe kundërzbulim në Ministrinë e mbrojtjes), vetëm pas marrjes së urdhrit relevant gjyqësor dhe vetëm për synimet e përgjimit ligjor. Nën çfarëdo rrethane DSK nuk duhet të ketë mundësi praktike për takim të drejtpërdrejtë të komunikimeve…

Duke pasur parasysh Raportin e plotë të Pribes, ku përmendet edhe arsyet edhe pasojat, por edhe rekomandimet për tejkalimin e gjendjes, deklarata e Mitko Çavkov për pasojat ndaj sistemit të sigurisë dhe MPB-së pas zbardhjes së skandalit me përgjimet, e vlerësojmë si të vërtetë, sepse funksionari, krahas pikëpamjeve të tija, përmend se dobësisë janë zbuluar, “praktikisht edhe me Raportin e Pribes”. Me këtë, faktikisht, Çavkov është një prej zyrtarëve të rrallë të emëruar nga VMRO DPMNE që pajtohet me konstatimet e Raportit, të cilat më pas u shndërruan në rekomandime dhe udhëzime për dalje nga kriza, të vërtetuara edhe me raportet e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshjes së Përzhinës.

Vlerësuar nga: Teo Blazhevski, “Vërtetëmatësi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button