Site icon PORTALB

PPS në hulumtim të projektit ”SHkupi 2014”

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Komuna Qendër me kërkesë të Prokurorisë Speciale ka dorëzuar dokumente për hulumtimin e 4 lëndëve të lidhura me projektin ‘’Shkupi 2014’’, njofton TV21.

Prokurorja Speciale, Lençe Ristovska ka vërtetuar se PPS ka marrë në dorë katër lëndë të cilat janë në procedurë parahetimore. Sipas gjetjeve të Komisionit Revizor të komunës Qendër është përcaktuar se bëhet fjalë për veprimtari të paligjshme që lidhen me ndërtimin e përmendoreve Luftëtari mbi kalë, të Car Samoilit dhe përmendores së Metodija Andonov Çento.

Exit mobile version