Site icon PORTALB

Muharemi vazhdon kontratën me Karabahun

Muarem Muarem

Muarem Muarem

Futbollisti shqiptar nga Shkupi Muharem Muharem ka vendosur të mbetet edhe më tej në Azerbajxhan. mesfushori shqiptar e ka vazhduar kontratën me kampionin e Azarbajxhanit Karabah, edhe për një sezon. Skuadra e tij që do të luajë në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve mundë të jetë kundërshtari i Vardarit nga Shkupi, ndërsa kjo është dhe dëshira e tij që të luajë kundër kësaj ekipe.

Të përkujtojmë se sezonin e kaluar Muharemi luajti në superligën turke te ekipi Eskishehirspor, ndërsa më pas u kthye përsëri në Karabah. Muharem edhe pse është një ndër futbollistët më të mirë nga vendi, ai edhe përkundër faktit se ka shtatë paraqitje me reprezentacionin Maqedonisë, për ndeshjet miqësore ndaj Azerbajxhanit dhe Iranit nuk mori ftesë nga seleksionuesi Angellovski. /Portalb.mk/

Exit mobile version