Site icon PORTALB

Presidenti çek, Zaman do ta vizitojë Maqedoninë në qershor

Millosh Zeman

Millosh Zeman

Presidenti çek Millosh Zeman në fillim të qershorit, do ta vizitojë Maqedoninë, informoi zëdhënësi Jirzhi Ovçaçek duke e kumtuar axhendën e sivjetme të shefit të shtetit çek.

Udhëtimi në Shkup, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, do të jetë midis 8 dhe 10 qershor dhe një prej temave kryesore gjatë vizitës do të jetë kriza e еmigrantëve.

“Përmes kufirit të Maqedonisë me Greqinë në periudhën e kaluar kaluan mijëra refugjatë. Sipas kësaj, mund të supozohet se do të diskutohet për çështjen e еmigrantëve gjatë takimeve të përbashkëta në Maqedoni”, tha Ovçaçek.

Përndryshe Zeman është kundër ardhjes së emigrantëve myslimanë në Evropë.

Exit mobile version