Site icon PORTALB

Ali Ahmeti kundër federalizimit të Maqedonisë (Video)

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili është në koalicion qeveritar me partinë e kryeministrit Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE, në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë, tha se federalizimi i Maqedonisë është punë e vështirë për t’u bërë për shkak të specifikave që ka ky shtet dhe karakterit demografik brenda tij.

Ahmeti është shprehur kundër idesë së disa subjekteve shqiptare atje që shteti i Maqedonisë të ndahet në dy entitete, si njësi federale me baza etnike.

Intervista e plotë me Ali Ahmetin do të transmetohet të enjten në RTK në emisionin “Jeta në Kosovë”.

 

Exit mobile version