Site icon PORTALB

Kriza greke prek mediat, në prag falimenti televizioni më i madh “MEGA”

TV MEGA

Një situatë të vështirë ekonomike po kalon televizioni më i madh në Greqi, “MEGA”, i cili duket se është në prag të falimentit.

Kriza greke duket se ka prekur kështu edhe mediat, pasi aksionerët e këtij televizioni nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar financimin.

Në 25 vitet e fundit, televizioni grek “MEGA” është fuqizuar së tepërmi deri sa ka arritur të renditet ndër televizionet më të rëndësishme në shtetin fqinj, transmeton Syri.net

Sot pati një mbledhje të bordit të aksionerëve dhe asgjë nuk u ra dakort dhe bisedimet duket se janë të bllokuara. Ditën e premte pritet një njoftim tjetër nga kompania, e që me shumë mundësi pritet të shpallin falimentin për shkak të pamundësisë për të shlyer kreditë bankare.

Exit mobile version